Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthja e parë në BBV5, (nuk) na habiti! 06/01/2026
“Tallje publike, jo më eksperiment”, Sara Gjordeni ka dy fjalë për “Big Brother VIP”! 06/01/2026
“Thonë që të ndjek…” Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi për Ilir Metën 05/01/2026
Mungesa e higjienës në shtëpinë e BBV, ulet çmimi i madh!  05/01/2026
Pas afrimitetit me Selinën, Miri flet papritur për bashkëshorten: Ajo ka qejf… 05/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rafaela Rica e dyta në Europë, drejtuesja shqiptare renditet si një ndër njerëzit më me ndikim në agjencitë e marketingut

04/12/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rafaela Rica e dyta në Europë, drejtuesja shqiptare renditet si një ndër njerëzit më me ndikim në agjencitë e marketingut

Rafaela Rica, drejtuesja e “Iceberg Communications” është shpallur nga revista prestigjioze “Kongres” si njeriu i dytë më ndikues në Europë në fushën e “Eventeve Kreative dhe Agjencive të Marketingut”. Përkrah disa emrave më të mëdhenj në Europë, Rafaela ia ka dalë që në vitin 2019 me agjensinë që ajo drejton, të renditet e dyta duke e futur kështu Shqipërinë ndër vendet më të zhvilluara dhe ndikuese në Europën Qëndrore dhe Jug-Lindore përsa i përket kësaj industrie.
Në vendin e parë është renditur Yemi A.D, kompani çeke, e cila ka zhvilluar disa nga fushatat e marketingut për kompani botërore si Coca-Cola, Mercedez-Benz, Adidas Originals, T-Mobile etj, me disa çmime ndërkombëtare ndër vite. Ndërkohë, Rafaela Rica duke u renditur e dyta, ka lënë pas agjenci nga vende të Europës dhe Ballkanit si Austria, Polonia, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia etj.






Me mbi 20 vite në treg me kompaninë e saj, viti 2019 ka rezultuar edhe më i suksesshmi duke marrë një vlerësim ndërkombëtar për herë të parë për një kompani shqiptare. “Iceberg Communciations” është i njohur në Shqipëri për disa nga eventet më të rëndësishme që zhvillohen në Tiranë gjatë vitit, por edhe për dekoret tepër kreative të kryeqytetit shqiptar e më gjërë.
Kush e influencoi më shumë industrinë e eventeve në vitin 2019?
Edicioni i 5-të i Revistës “Kongres” në përzgjedhjen e “Njerëzve më me Influencë” për vitin 2019 sapo ka dalë, duke analizuar se kush e ka influencuar më shumë industrinë e eventeve kreative dhe agjencive të marketingut në Europën e Re, ashtu siç ata preferojnë ta quajnë.
Bordi i revistës “Kongres” e ka filluar këtë kompeticion të përvitshëm që në 2014, duke futur në listë vazhdimisht njerëz dhe kompani marketingu me reputacion në të gjithë Europën. Në kompeticionin e këtij viti janë listuar 185 njerëz ndikues në Europë, pasi janë analizuar projektet e gjithësecilit në vendet e respektive. Ky klasifikim është bazuar në disa kritere shumë të rrepta siç janë: Arritjet në menaxhimin më të mirë financiar, inovacion në marketing dhe projekte të implementuar në mënyrë të suksesshme, përmirësimi i reputacionit të kësaj industrie, inovacion që lehtëson organizimin e eventeve, duke përcaktuar dhe të ardhmen e kësaj industrie.
Kompeticioni është bazuar në 1273 sondazhe dhe 5559 klikime/votime. Pas kësaj, revista Kongres ka përzgjedhur njerëzit më ndikues të cilët janë votuar nga lexuesit. Revista Kongres është revista më presigjioze në fushën e agjensive të komunikimit dhe industrisë së eventeve në Europë dhe ky është viti i 5-të i këtij kompeticioni.


Tags: agjencite e marketinguteuropeiceberg communicationsrafaela rica
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Puthja e parë në BBV5, (nuk) na habiti!
Breaking News

Puthja e parë në BBV5, (nuk) na habiti!

06/01/2026
“Tallje publike, jo më eksperiment”, Sara Gjordeni ka dy fjalë për “Big Brother VIP”!
Breaking News

“Tallje publike, jo më eksperiment”, Sara Gjordeni ka dy fjalë për “Big Brother VIP”!

06/01/2026
“Thonë që të ndjek…” Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi për Ilir Metën
Breaking News

“Thonë që të ndjek…” Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi për Ilir Metën

05/01/2026
Mungesa e higjienës në shtëpinë e BBV, ulet çmimi i madh! 
Breaking News

Mungesa e higjienës në shtëpinë e BBV, ulet çmimi i madh! 

05/01/2026
Pas afrimitetit me Selinën, Miri flet papritur për bashkëshorten: Ajo ka qejf…
Breaking News

Pas afrimitetit me Selinën, Miri flet papritur për bashkëshorten: Ajo ka qejf…

05/01/2026
Pse u keqkuptua komenti i Luizit? Kiara reagon ndaj zhurmës online: “Nuk kam nevojë për…”
Breaking News

Pse u keqkuptua komenti i Luizit? Kiara reagon ndaj zhurmës online: “Nuk kam nevojë për…”

05/01/2026
Next Post
Bebe Rexha flet pas vizitës në Shqipëri: Jam e impresionuar nga mirësjellja e njerëzve

Bebe Rexha flet pas vizitës në Shqipëri: Jam e impresionuar nga mirësjellja e njerëzve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera