Mbrëmjen e djeshme Eneda Tarifa u shpall fituese e ‘Kënga Magjike 2019’ me këngën ‘Ma zgjat dorën’. Këtë produksion këngëtarja e kishte realizuar në bashkëpunim me Flori Mumajesin, ndaj meritat e këngës Eneda ja dha plotësisht atij. Duke qenë se ‘Ma zgjat dorën’ rezultoi një sukses i vërtetë dhe Eneda arriti të rrëmbente çmimin e parë, Flori i dedikoi disa fjalë. Kantautori është shprehur se Tarifa ka qenë e para që e ka mbështetur, në kohën kur Flori ende nuk kishte krijuar emër në muzikë. Mumajesi ka publikuar një foto nga performanca e Enedës në ‘Kënga Magjike’ dhe përkrah saj ka bërë një dedikim. “Jo sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk më konsideronte ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset! Urime zemër”, ka shkruar Flori.
Kujtojmë se në vendin e dytë në ‘Kënga Magjike’ u rendit Fifi me këngën ‘Marova’ dhe në vendin e tretë Anxhela Peristeri me këngën ‘Dikush i imi’. /revistawho.com