Trupi jonë është cilësuar si “makineria” me e komplikuar. Si çdo makineri e sofistikuar edhe trupi jonë dërgon sinjale për defektet, në këtë rast për organet dhe sistemin tonë. Shpeshherë i anashkalojmë këto sinjale dhe kjo është e rrezikshme. Këto janë 10 sinjale që ju jep trupi të cilat duhet t’i kushtoni vëmendje:
Rrathët poshtë syve mund të shfaqen kur nuk keni fjetur mjaftueshëm. Doktorët rekomandojnë që të flini jo më pak se 7-8 orë. Por mund të jenë edhe rezultat i anemisë kur trupi nuk prodhon qeliza të kuqe mjaftueshëm, kjo çon në krijimin e rrathëve.
Ndryshim i ngjyrës së gishtave. Nëse vëreni se gishtat tuaj shpesh ndryshojnë ngjyrën ka një arsye serioze për këtë. Kjo është një shenjë që ju keni sindromën Reynaud, një gjendje ku temperatura e ulët shkakton spazma në enët e gjakut, që çon në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës së gishtave.
Shikim i turbullt. Nëse shpesh sytë tuaj lodhen dhe ju nuk arrini t’i shihni qartë gjërat apo njerëzit, me shumë mundësi ju keni zhvilluar miopi ose astigmatizëm. Duhet të vizitoni mjekun e syve patjetër.
Zhurmat në stomak shkaktohen nga proçesi i zorrëve dhe nëse kjo ju ndodh rrallë s’ka asgjë për t’u shqetësuar. Por nëqoftëse ju ndodh çdo ditë ose është i shoqëruar me dhimbje, duhet të shkoni tek doktori menjëherë.
Lëkura e rrjepur tregon që trupi juaj ka nevojë për vitamina. Një dietë e balancuar do ta kthejë trupin menjëherë në gjendjen e mëparshme./revistawho.com