Të gjithë personazhet e njohur shqiptarë u angazhuan në mënyra të ndryshme për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që goditi vendin në 26 nëntor. Së fundmi edhe Era e Nora Istrefi kanë vendosur të japin kontributin e tyre duke organizuar një mbrëmje bamirësie. Era ka zbuluar se të premten e kësaj jave do të jetë bashkë me Norën në Tiranë për të performuar në një nga ‘clubet’ e kryeqytetit dhe të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë në ndihmë të personave në nevojë. Këngëtarja është shprehur se nuk ka mundur të mbajë koncerte për shkak të angazhimeve të tjera, por është e lumtur që kthehet në Tiranë për një kauzë të rëndësishme. “Edhe pse nuk mbaj koncerte për shkak të se jam duke u marr me projekte të reja, më vjen mirë që do shihemi të premten në Tiranë, sidomos për arysen që të gjitha fitimet do të përdoren për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë në Shqipëri”, ka shkruar këngëtarja në një postim në ‘Instagram’.
Era Istrefi prej kohësh ka marrë famë ndërkombëtare, ndaj ajo nuk është ndalur asnjëherë së punuari për të sjellë projekte të reja, duke përfshirë edhe bashkëpunimet me emra të njohur. /revistawho.com