Nuk është sekret për askënd që Cardi B dhe Offset kanë pasur shumë probleme me marrëdhënien e tyre. Ata të dy u martuan në shtator 2017, para se Cardi B të sillte në jetë vajzën e tyre, Kulture. 5 muaj më vonë Cardi B konfirmoi publikisht se ata nuk ishin më bashkë, ndërsa Offset i kërkoi falje duke pranuar se e kishte tradhëtuar. Pas disa javësh ata u rikthyen sërish bashkë dhe sot vazhdojnë jetën si një çift i lumtur. Tashmë që ka kaluar 1 vit nga ndarja e bujshme, Cardi B ka treguar për ‘Vogue’ se si vendosi të pajtohej me Offset. Reperja është shfaqur në kopertinën e ‘Vogue’ së bashku me vajzën e saj, Kulture, në duar.
Cardi B ka rrëfyer se kur vendosi të pajtohej me Offset të gjithë u mërzitën me të, por ajo e di shumë mirë se nuk ka marrëdhënie perfekte. “Kur unë dhe bashkëshorti im patëm probleme dhe unë vendosa të qëndroja me të dhe të punonim për lidhjen tonë, shumë njerëz u nevrikosën me mua dhe gratë u ndjenë të zhgënjyera. Por ajo është jeta reale. Nëse e do dikë dhe nuk je më me të dhe je në depresion dhe rrjetet sociale të thonë se nuk duhet t’i flasësh atij personi sepse ai të tradhëtoi, ti në të vërtetë nuk je i lumtur brenda vetes. Pastaj kur kthehesh me të të thonë ‘si munde?’. Na zhgënjeve të gjithëve”, ka thënë Cardi B. Reperja ka treguar se ajo është kritikuar edhe pse është martuar me Offset, që kishte edhe tre fëmijë të tjerë. Ajo ka shtuar se në rrjete sociale të gjithë shtiren se kanë një marrëdhënie perfekte dhe se kjo nuk i pëlqen aspak. “Të gjithë në rrjete sociale duken sikur lidhja e tyre është perfekte… Kjo është çmenduri për mua. Ka gjithmonë gra që thonë se e duan shumë partnerin, por ai nuk është i pasur, apo se ka një problem me nënën e tij, apo që marrëdhënia seksuale nuk është më aq e mirë. Të gjithë kanë probleme”, është shprehur Cardi për ‘Vogue’. /revistawho.com