Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, mund të jenë bërë prindër për herë të dytë. Të dielën që lamë pas ata u fotografuan duke ecur me një kosh të vogël me një fëmijë brenda gjatë kohës që shëtisnin në Connecticut.
Për këtë arsye të gjithë besojnë se Anne ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë dhe kjo është hera e parë që aktorja shfaqet në publik pas disa javësh. Çifti i njohur nuk e kanë dhënë ende lajmin publikisht, por fansat e tyre janë të sigurtë se ka lindur dhe fëmija tjetër. Anne dhe Adam u bekuan për herë të parë me një djalë në mars të 2016, që e pagëzuan me emrin Jonathan Rosebanks. Anne Hathaway zbuloi se ishte shtatzënë për herë të dytë në korrik të këtij viti dhe dha një mesazh për të gjitha gratë. Aktorja tregoi se as për të nuk kanë qenë të lehta shtatzënitë, për shkak të problemeve me infertilitetin. /revistawho.com