Jordyn Woods është treguar e gatshme të ulet në karrigen e së vërtetës, 9 muaj pas skandalit të tradhtisë me Tristan Thompson. “Unë thjesht dua që të gjithë ta dinë që po them të vërtetën dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua, e vërteta”, u shpreh 22-vjeçarja pak para nisjes së testit.
Teksa Jordyn u përgjigj pyetjeve të shumta për rreth dy orë, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte momenti kur Woods u pyet nëse kishte pasur marrëdhënie intime me Tristan. Jordyn u përgjigj duke thënë jo dhe duke e kaluar njëherazi testin në të cilën ndodhej, i cili provoi se ishte duke thënë të vërtetën.
Ky veprim i saj është komentuar gjerësisht në rrjet, ndërsa nuk ka ardhur akoma një reagim nga Khloe Kardashian./revistawho.com