Dafina Zeqiri po jeton momentet më të bukura me nënën dhe motrën e saj në Maldives. Të treja kanë zgjedhur ishullin e njohur për të kaluar disa ditë pushimi së bashku, të cilat duket se po i shijojnë vërtetë shumë. Dafina ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video të ndryshme, përmes së cilave ka treguar se këto ditë po i jeton plotësisht. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ edhe disa foto me bikini dhe ndjekësit i kanë vënë në pah linjat e saj trupore.
https://www.instagram.com/p/B56zOyKBPbT/
Sipas tyre Dafina ka bel shumë të hollë dhe është më e dobët seç duhet. Por këngëtarja ka treguar se kjo nuk do të thotë se nuk ushqehet shëndetshëm, madje ajo ka treguar se është shumë e kujdesshme për trupin. Dafina ka publikuar në ‘Instagram’ foto të një pjate ushqimi dhe përkrah saj ka shkruar: “Për ata që mendojnë se vuaj urie. Unë ha! Ha 4 herë në ditë dhe stërvitem! Paqe!”.
Njësoj si të gjitha vajzat e njohura edhe Dafina duket se e kalon një pjesë të kohës në palestër dhe prandaj ka arritur të ruajë të njëjtat përmasa trupore ndër vite. /revistawho.com