Justin Bieber i ka habitur të gjithë fansat e tij me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shkruhej vetëm “2020”. Me tipografinë e bukur të datës dhe sfondin e zi, të gjithë e kuptuan se Justin po paralajmëron diçka të madhe. Pavarësisht se këngëtari nuk e ka zbuluar për çfarë bëhet fjalë, fansat e tij janë të bindur se Justin do të publikojë në 2020 albumin e radhës, pas 4 vitesh mungesë.
— Justin Bieber (@justinbieber) December 11, 2019
“Oh Zot, JB5 po vjen, po dridhem”, ka shkruar dikush në “Twitter”. “JB5” është një pseudonim që fansat e Justin kanë vendosur për albumin e pestë të këngëtarit. Në komentet për Justin nuk munguan as ata që thoshin se a është kjo një koicidencë apo diçka tjetër, sepse dhe ish e dashura e këngëtarit, Selena Gomez do të publikojë vitin e ardhshëm albumin e radhës. Ndryshe nga Bieber, Gomez nuk e paralajmëroi albumin në formë misteri, sepse ajo e zbuloi datën në ‘website-n’ e saj. Deri më tani ajo ka publikuar dy këngë nga albumi i ri, “Lose you to love me” dhe “Look at her now”, që janë pëlqyer shumë nga fansat e saj. /revistawho.com