Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mahmood këndon për herë të parë në një skenë shqiptare, zbulohet çfarë ka përgatitur për ‘Festivalin e Këngës’

13/12/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Mahmood këndon për herë të parë në një skenë shqiptare, zbulohet çfarë ka përgatitur për ‘Festivalin e Këngës’

Këtë vit ‘Festivali i Këngës’ ka rezervuar surpriza të shumta për ndjekësit e tij të rregullt. Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu që po merren me organizimin e gjithë festivalit kanë premtuar se do ta shndërrojnë në një spektakël të vërtetë dhe siç duket kështu do të ndodhë. Pak ditë më parë u zbulua se Giusy Ferreri, Mahmood dhe Eleni Foureira do të jenë disa nga të ftuarit specialë të ‘Festivalit të 58-të të Këngës’. Tashmë na ndajnë vetëm fare pak ditë nga festivali dhe surprizat po zbulohen pak nga pak. Sipas ‘RTSH.al’ fituesi i vitit të kaluar të ‘Sanremo’ që përfaqësoi Italinë në ‘Eurovision’, Mahmood, do të ngjitet në skenën e ‘Pallatit të Kongreseve’ ditën e enjte, 19 dhjetor. Këngëtari i njohur do të performojë një kolazh me hitet e tij të fundit, duke përfshirë ‘Soldi’ dhe ‘Barrio’. Kjo është hera e parë që Mahmood këndon në Shqipëri dhe performanca e tij do të shoqërohet me efekte speciale në skenë. Këtë vit ‘Festivali i Këngës’ me siguri do të rezultojë një sukses i vërtetë dhe prandaj duhet ta ndiqni nga afër në skenën e madhe të ‘Pallatit të Kongreseve’. /revistawho.com






Tags: eurovisionfestivali i kengesMahmood
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Next Post
Sipas ‘Forbes’, ja cilat janë femrat më të ‘fuqishme’ për vitin 2019

Sipas ‘Forbes’, ja cilat janë femrat më të ‘fuqishme’ për vitin 2019








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera