Që prej momentin kur Klea Huta dhe Elgit Doda pranuan se ishin në një lidhje, nuk kanë hezituar të ndajnë me ndjekësit e tyre disa nga momentet më të ëmbla pranë njëri-tjetrit. Së fundmi moderatorja ka publikuar një foto në ‘Instastory’, ku duket se Elgiti punon edhe në momentin kur duhet të pushojë.
“Po dhe në shtëpi do punosh o zot, ndihmë”, ka shkruar Huta krah fotos ku shfaqet Doda përpara kompjuterit dhe disa instrumenteve muzikore. Siç duket koha në studio për artistin është e pamjaftueshme, ndaj dhe vazhdon të punojë edhe në shtëpi.
Kujtojmë se prej kohësh Doda ka sjellë disa projekte muzikore, të cilat janë kthyer menjëherë në hite, teksa ka punuar edhe për produksione të këngëtarëve të tjerë, pjesëmarrës në festivalin ‘Kënga Magjike’./revistawho.com