Ojky dhe Demir shkojnë në ekskursion dhe kalojnë një ditë shumë të bukur. Ugur është në telashe pasi askush nuk e beson që ai nuk e ka vrarë babain e Demirit. Ojky mëson se Demir e ka gënjyer dhe sëmundja e saj nuk ka kurim. Ajo e përjeton keq këtë të vërtetë të hidhur. Xhemal e bind Demirin se Uguri është vrasësi i babait të tij. Ugur i betohet Demirit se nuk e ka vrarë babain e tij. Ugur e di kush është vrasësi i babait të Demirit dhe vihet në kërkim të tij. Babai i Sevgit e pranon lidhjen e saj me Ugurin dhe kërkon që ata të fejohen. Ugur tenton vetëvrasjen. Ai ndahet nga Sevgi. Ojky nuk pranon të flasë me Demirin pasi e ka gënjyer. Demir i lë Ojkyt një letër ku e sqaron pse e gënjeu për kurimin e sëmundjes. Demir mëson se është gjetur një donator për Ojkyn. Xhemalin e rrëmbejnë. Demir dhe Ugur shpëtojnë Xhemalin. Xhemal plagoset dhe jeta e tij është në rrezik. A do shpëtojë Xhemali dhe a do bëhet dot Ojky operacion? Na mbetet ta zbulojmë gjatë javës me episodet e reja në TV Klan./revistawho.com