Jay Z dhe Kanye West kanë qenë dikur si vëllezër, por marrëdhënia e tyre u kris pas disa çështjeve në biznes dhe pasi Kanye u inatos me Jay Z pasi ai dhe Beyonce nuk i shkuan në dasmë në vitin 2014. Por mesa duket çdo gjë ka mbetur pas, pasi dy reperët janë parë bashkë në festën e 50-vjetorit të Diddy-t dhe burimet janë shprehur se ata ishin të lumtur që e panë njëri-tjetrin. Gjithashtu Diddy i thirri për një foto legjendat e hip hop-it, Jay Z, Kanye West dhe Pharrell. Edhe pse Diddy qëndroi në mes të dy reperëve, shumë veta u shprehën se ata shkëmbyen një bisedë veçmas gjatë mbrëmjes. Epo duket se tashmë tensionet mes tyre janë pjesë e të shkuarës.