Teksa mbrëmjet festive kanë afruar, pikëpyetja më e madhe e vajzave në kokë është se çfarë të veshin në eventet e ndryshme ku janë të ftuara.
Stilistët ndërkombëtarë kanë sjellë për të gjithë dashamirësit e modës, trendet më ‘in’ të muajit dhjetor, midis të cilave kanë dalluar fustanet dhe fundet me shumë shkëlqim ose temina.
Disa nga ngjyrat më të preferuara të gjithë njerëzve në muajt e fundit të viteve, kanë rezultuar të jenë ajo jeshile, e kuqe dhe e bardhë, duke qenë se këto nuanca lidhen dhe me festat e dhjetorit e pemën e vitit të ri.
Nëse jeni në mëdyshje se çfarë duhet të vishni mbrëmjen e krishtlindjeve me familjen ose miqtë tuaj, apo natën e ndërrimit të vitive atëherë hidhini një sy fotove më poshtë:/revistawho.com