Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Fjoralba Ponari flet për të ardhmen e saj: Nuk e shoh veten për shumë gjatë në televizion

17/12/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Fjoralba Ponari flet për të ardhmen e saj: Nuk e shoh veten për shumë gjatë në televizion

Fjoralba Ponari do të drejtojë festivalin më të ri, “Jeho”, që shumë shpejt do të nisë transmetimin në “Top Channel”. E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, Fjoralba ka zbuluar disa detaje në lidhje me këtë festival. Ajo ka treguar se “Jeho” është një festival i mirëfilltë dhe se çdo i ri që do të marrë pjesë duhet të paraqitet me një këngë, të cilën nuk e ka prezantuar asnjëherë më parë.





https://www.instagram.com/p/B6LmrF_l0Qx/

Gjatë intervistës moderatorja është pyetur edhe për rrugëtimin në televizion dhe si e vlerëson këtë vit që po ikën. Ajo ka treguar se 2019-ta për të ka qenë mjaft e suksesshme duke marrë parasysh që është angazhuar në disa emisione në “Top Channel”. Fjoralba është shprehur se pavarësisht kësaj nuk e sheh veten për shumë gjatë pjesë të televizionit si imazh. “Unë televizionin nuk e shoh për shumë gjatë si imazh, por nuk dua të shkëputem nga bota e medias, ndoshta ndonjë produksion më vonë, nuk i dihet. Emocionit të televizionit nuk dua t’i shkëputem”, ka thënë Fjoralba. Kujtojmë se ajo shfaqet çdo të diel në ekranin e “Top Channel” për moderimin e “E diell” së bashku me Nevina Shtyllën dhe Edi Manushin, si dhe i është besuar në dy sezone drejtimi i programit “Ora e Tiranës”. /revistawho.com


Tags: Fjoralba Ponariimazhjehoteleviziontop channel
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
Next Post
Liam Hemsworth nis një lidhje të re, aktori prezanton modelen e njohur me prindërit e tij

Liam Hemsworth nis një lidhje të re, aktori prezanton modelen e njohur me prindërit e tij








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera