Vendi ynë sot do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 17ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 18ºC. Era do të fryejë në drejtim ugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.