Albërije Hadërgjonaj i emocionoi të gjithë mbrëmjen e kaluar me performancën e ndjerë të këngës ‘Ku ta gjej dikë ta dua’ në pallatin e Kongreseve. Artistja u duartrokit nga i gjithë publiku në sallë, të cilët e vlerësuan si gjithmonë vokalin e saj.
Duket se në një moment si i djeshmi, nuk ka munguar mbështetja e vajzës së saj, Anxhelina. Ajo ka ndarë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një video ku i ka treguar të gjithë ndjekësve se nga cili person e ka gëzuar vokalin e saj. “Ja nga kush e kam trashëguar zërin, madhështorja”, ka shkruar Anxhelina në postimin e saj të fundit në ‘Instagram’.
Kujtojmë se vetë bukuroshja është shkëputur prej kohësh nga skena shqiptare, ndonëse ka premtuar për të gjithë se shumë shpejt do të rikthehet sërish./revistawho.com