Mbrëmjen e së dielës do të mbahet finalja e madhe e Festivalit të RTSH-së. Këtë vit ka patur shumë prurje të denja për një event kaq prestigjioz. Megjithatë pa dyshim dy nga pretendentet kryesore janë Elvana Gjata dhe Arilena Ara, të cilat kanë emocionuar publikun me performancat e tyre. E të njëjtit mendim është edhe Juliana Pasha, e cila nuk e zgjedh dot të preferuarën e saj. “E hodhi ? Arilena! Dy pretendentet kryesore @arilenaaraa @elvanagjataaa janë shumë të ndryshme por të denja në performancat e tyre. Shumë e vështirë për të zgjedhur të preferuarën mes energjisë #metana dhe drithërimës #shaj”, shkruan këngëtarja në postin që e shoqëron me videot e Elvanës dhe Arilenës teksa performojnë në gjysmëfinale.
https://www.instagram.com/p/B6VAgSMJxhl/?igshid=vk73nlvf7cop