Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka, është shoqëruar në polici ditën e djeshme. Forcat e rendit kanë bërë të ditur në faqen zyrtare se këngëtari po i jepte makinës në gjendje të dehur. Një patrullë e rastit e ka ndaluar dhe testi i alkoolit që i është bërë, tregoi që niveli në gjak i tij ishte mbi normën e lejuar. Gjoka është shoqëruar nga efektivët në komisariatin nr.1 në Tiranë.