Meteorologu Hakil Osmani ka zbuluar për Report Tv si do të jetë moti natën e ndërrimit të viteve. “Në natën e ndërrimit të viteve pritet që moti të jetë kryesisht i kthjellët ndërsa vranësirat do të jenë më të fokusuara në zonat malore, por edhe pse do të jetë një mot i kthjellët pritet që të jetë i freskët gjatë mëngjeseve dhe mbrëmjeve duke bërë që vlerat minimale të shënojnë sërish -5 dhe -6 gradë Celsisus ndërsa ato maksimale do të jenë me 10 dhe 11 gradë Celsius”, tha Osmani. Temperaturat e ulëta pritet që të sjellin dhe reshje të lehta dëbore në Kukës, Pukë, Peshkopi, Korçë dhe Ersekë./revistawho.com