Ditën e sotme mbi vendin tonë do të vijojë që të mbizotërojë një mot me temperatura nën zero me reshje lokale dëbore. Report Tv sjell pamjet e reshjeve të dëborës në verilindje, qytetin e Kukësit. Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 3/8 °C, në vendet e ulëta: -1/7 °C dhe në vendet malore: -7/ 0°C. Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasdites.