Gazetarja e njohur, Rudina Demneri, e njohur ndryshe nga teleshikuesit me emrin Paloma ka qenë pasditen e sotme e ftuar në emisionin e pasdites ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon.
Teksa ju përgjigj plot sportivitet pyetjeve të lojës në të cilën vihen shpesh të ftuarit, nëse e kanë bërë apo jo një veprim, Paloma pohoi se këtë vit e kishte refuzuar kërkesën e vajzës për ta bërë me një motër.
Pas këtij momenti gazetarja ka ndjerë keqardhje që nuk mundi t’ia plotësojë dëshirën të voglës, megjithatë ajo shtoi se në vitin 2020 do të bëhet nënë për herë të dytë me shumë mundësi./revistawho.com