Dobësimi kërkon sakrifica dhe ndryshime në regjimin ushqimor. Por pesha e tepërt duhet të hiqet në të mirë të shëndetit.
Kjo mund të tingëllojë si diçka shumë e vështirë sepse truri është i mësuar me rutinën dhe ushqimet që sado të pashëndetshme të jenë, nxisin prodhimin e serotoninës, hormonit që na bën të ndihemi mirë.
Hapi i parë në betejën e rëndësishme për rënien nga pesha është të jeni të ndërgjegjshëm për sfidat, ushqimet që ju duhen dhe ato që duhen shmangur.
Këto do t’i mësoni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org
Patatinat dhe Patatet e Skuqura
Këto produkte të falin shumë kënaqësi, këtë nuk e mohon askush.
Megjithatë, ato përmbajnë shumë kalori dhe nxisin shtimin në peshë më shumë se çdo ushqim tjetër.
Konsumi i tyre gjithashtu rrit rrezikun e sëmundjeve tumorale.
Pijet E Ëmbla
Lëngjet e frutave dhe ato të gazuara janë të tejmbushura me sheqer dhe kanë shumë kalori.
Rreziku i shtimit në peshë nga këto pije është më i lartë tek njerëzit që kanë predispozita gjenetike ndaj obezitetit.
Buka e Bardhë
Kjo bukë përgatitet nga mielli i përpunuar që është i zhveshur nga vitaminat dhe mineralet por edhe ka një nivel të lartë glicemie.
Konsumi i dy fetave bukë në ditë rrit rrezikun e mbipeshës dhe obezitetit me 40 përqind.
Alkooli
Pijet alkoolike janë shumë të pasura me kalori, por njerëzit nuk i llogarisin lehtë këto kalori.
Konsumi i këtyre pijeve nxit ushqyerjen e tepërt dhe truri nuk arrin ta përceptojë kur jeni të ngopur.
Alkooli i tepërt kthehet në dhjamë në mëlçi dhe rrit praninë e qelizave yndyrore në gjak.
Pica
Pica është e tejmbushur me djathë të pashëndetshëm, yndyrë dhe mishra të përpunuar.
Ato nxisin mbipeshën, por kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga ushqimi juaj i preferuar.
Ju mund të gatuani picën vetë në shtëpi duke zgjedhur përbërës më të shëndetshëm, si miell integral e salca të shtëpisë dhe mbi të gjitha më pak yndyrë./AgroWeb.org