Në mbyllje të vitit 2019, Flori Mumajesi ka menduar t’i sjellë të gjithë ndjekësve të tij versionin e kërcyeshëm të këngës ‘Plas’.
“Versioni i kërcyeshëm i ‘Plas’. Në ditën e fundit të këtij viti menduam t’ju dhurojmë diçka me energji pozitive, duke lënë pas gjithçka jo të mirë që ka lënë 2019, e duke ju uruar një vit plot shëndet në çdo familje. Volum, kërceni, kënaquni, gëzoni”, ka shkruar Mumajesi krah videos së këngës më të fundit e cila duket se është një bashkëpunim me Brunon, Klajdi Harunin dhe Andreas Kamperi.
Fansat e Florit nuk mund të ishin më të lumtur se kaq për këtë dhuratë në mbyllje të vitit 2019./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B6vEHqijR96/?igshid=toonyxjzotx7