I ftuar në “Mos i fol shoferit”, Arbër Çepani zbuloi se kishte gjetur dashurinë e vërtetë. Ai u shpreh se partnerja e tij ishte sipërmarrëse, por nuk ka dhënë më shumë detaje. Mbrëmjen e kaluar agjenti i emisionit “Thumb on”, zbuloi se e dashura e Arbrit quhet Evi Gjikura, biznesmene në fushën e turizmit. Agjenti tregoi se çifti kanë bashkëpunuar shpesh së bashku në biznes si ortakë. Nga fotot e publikuara kuptohet lehtë se Arbri dhe Evi shkojnë shumë me njëri-tjetrin dhe duken mjaft të dashuruar.