Rikthimi i “THE SHBLSH” në “Klanifornia”, natën e ndërrimit të viteve bëri shumë bujë. Megjithatë të gjithë janë kuriozië si u pajtua Genti dhe Juli, të cilët nuk flisnin prej vitesh. Në një intervistë për “Rreze Dielli”, Juli ka folur për herë të parë pas ribashkimit dhe ka sqaruar çdo gjë.
“U rikthyem sikur nuk kishte ndodhur asgjë! Treshja jonë është një treshe organike, jo e stisur. Të tre jemi në pozicionin e tij, kur marrim materialin e ndjejmë cili rol është për kë. E dimë se sa do të flasë tjetri, mjafton një shikim me sy. Ribashkimi qe krejt i thjeshtë sikur s’kishte ndodhur asgjë. Me Gentin ishte e njëjta gjë, edhe pas disa vitesh që nuk flisnim. Pas dy ditësh ikëm edhe në Ersekë dhe kur pimë kafen e parë, kuptuam që nuk kishte asgjë për t’u sqaruar, as nuk kemi pse merremi. Boll është një kohë e humbur këto vite që nuk kemi patur bashkëpunim, dhe nuk ia vlen të humbim më asnjë minutë nga sot e mbrapa,”- është shprehur Juli dhe thashmë të gjithë mezi po presim t’i shohim sërish në skenë.