Leia dhe Lauren kanë vetëm 32 javë që kanë lindur, por janë bërë pjesë e botës virtuale dhe kanë shumë ndjekës, edhe pse ende nuk kuptojnë asgjë për këtë pjesë. Dy vogëlushet, tashmë i kanë kaluar 143 mijë ndjekësit dhe çdo ditë ndiqen edhe nga shumë të tjerë. Leia dhe Lauren, kanë ardhur në jetë pas një shtatzënie të vështirë, e cila për pak kohë rrezikoi edhe jetën e nënës së tyre. Por edhe pas lindjes, dy binjaket identike iu nënshtruan një kure derisa erdhën në muajin e tetë. Gjatë një rrëfimi, prindërit e rinj, Amber dhe Peter tregojnë vështirësitë që kanë kaluar deri sa dy vogëlushet e morën veten.