Rita Ora është një nga këngëtaret më të komentuara në mbarë botën jo vetëm për shkak të muzikës, por dhe për stilin e saj mjaft të veçantë të të veshurit, i cili ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e fansave.
Së fundmi artistja është fotografuar duke dalë nga një hotel në Miami, me një ‘look’ të përshtatur posaçërisht për temperaturat e vendit. Ora shfaqej e veshur me një palë xhinse të thjeshta dhe një kanatjere mëndafshi në ngjyrë të zezë, me të cilat dukej mjaft verore.
Rita kishte vendosur shumë pak ‘makeup’, duke u shfaqur shumë natyrale.
Fansat e këngëtares kanë lënë një sërë komentesh në rrjetet sociale, duke e komplimentuar artisten për pamjen e saj./revistawho.com