Rudina Dembacaj vendosi që pak ditë më parë të bënte publike lidhjes e saj të dashurisë me Mark Frrokun. Pas këtij momenti të rëndësishëm, aktorja e humorit ka vendosur të japë sot intervistën e saj të parë tek Rudina. Lidhur me të gjitha ngjarjet në jetën private dhe ndarjen nga ish-partneri, Rudina u shpreh: “Asnjë ndarje nuk është e lehtë. Unë dhe bashkëshorti im ndërtuam një familje plot me ëndrra, por fati e deshi të mos funksiononte. Ndaj zgjodhëm të divorcoheshim. Nuk po funksiononte më, çifti nuk po funksiononte. Po sidomos kur ka një fëmijë në mes është më e vështirë. Unë dhe ish-bashkëshorti morëm ndihmë të specializuar për mënyrën se si t`ia shpjegonim vajzës”.
Ndërsa lidhur me raportin me Markun dhe vendimin për ta bërë kaq shpejt publike, Dembacaj tregoi se nuk kishte pse ta fshihte dashurinë. “Unë dhe Marku bëmë një udhëtim jashtë shtetit dhe e kapa veten duke ulur kokën në aeroport. Pse duhet ta fshihja dashurinë? Ndihemi shumë mirë me njeri-tjetrin. Ne njihemi prej shumë kohësh, por s`e kishim menduar ndonjëherë se do kishim diçka. Marku ka kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij, ka humbur bashkëshorten para një viti e gjysmë, ishte periudhë delikate për të. Unë isha single dhe ndodhi që u dashuruam”, u shpreh Rudina.
Ajo pohoi se marrëdhënia është zyrtarizuar dhe është bërë familjare, ndërsa më tej zbuloi marrëdhënien me 3 fëmijët e Markut.
“Ata kanë humbur gjënë më të shtrenjtë, kanë humbur nënën. Unë nuk e di nëse do jem ndonjëherë afër nënës, por që jam një shoqe shumë e mirë, jam që tani. Kam zgjedhur një rrugë të vështirë, se nuk është e lehtë që fëmijëve që kanë humbur nënën dhe prindërve të tij me zemër të lënduar t`u kthesh buzëqeshjen. Unë e kam bërë. Sa herë u drejtohem fëmijëve të tij, mendoj si do doja që t`i drejtohej dikush fëmijës tim. Ne tashmë jemi një familje”, përfundoi Rudina. Ndërsa pyetjes nëse do të martoheshin, ajo ju përgjigj duke u shprehur: “Sigurisht që po”.
Që prej momentit kur Rudina e bëri publike lidhjen e saj, nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit në ‘Instagram’, momente të ndryshme me partnerin e saj./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B7tVOopnQ5q/?igshid=1g2b9oz8gkv0j