Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

U ndanë sepse e dhunonte, burri i penduar i kërkon falje gruas në studio

25/01/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
U ndanë sepse e dhunonte, burri i penduar i kërkon falje gruas në studio

Vazhdimisht ndodh që midis një çifti të ketë konflikte dhe mosmarrëveshje, të cilat shpeshherë mund të çojnë drejt ndarjes. E tillë ishte historia e Bledit me Majlindën, që çelën këtë të shtunë puntatën e programit “Dua të të bëj të lumtur”. Bledi dhe Majlinda ishin njohur nëpërmjet një telefonate të rastësishtme dhe menjëherë kishin rënë në dashuri. Kishte qenë Majlinda ajo që kishte telefonuar Bledin dhe nga biseda që kishin zhvilluar ishin pëlqyer shumë. Por lidhja e çiftit të ri kishte kaluar shumë peripeci derisa ishin martuar dhe kishin sjellë në jetë dy fëmijë. Sipas Majlindës, Bledi kishte ndryshuar sjellje pas martese dhe kishte filluar të bëhej xheloz pa shkak. Xhelozia e tij kishte arritur deri aty sa kishte ushtruar dhunë fizike mbi të. Por sikur të mos mjaftonte vetëm xhelozia, Bledi kishte filluar të konsumonte alkool dhe të ardhurat që fitonin i linte në bixhoz. Madje ai kishte arritur deri aty sa kishte shitur dhe unazën e martesës vetëm e vetëm për të luajtur bixhoz. Majlinda e kishte denoncuar shumë herë Bledin për dhunë por i kishte tërhequr akuzat me justifikimin se ai ishte babai i fëmijëve. Bledi kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” si një urë komunikimi midis tij dhe bashkëshortes, Majlindës, pasi kishin muaj që nuk flisnin. “Majlinda e di kam gabuar shumë dhe rëndë. Shpirti i jetës time më fal, jam penduar shumë!”,- ishin fjalët e tij për gruan. Majlinda u shpreh se e kishte të vështirë që ta falte atë pasi kishte frikë se mos ai do ta dhunonte përsëri. Madje ajo rrëfeu se herën e fundit Bledi e kishte çuar në një pyll dhe e kishte dhunuar aq shumë sa që nëse nuk do të ishte larguar në kohë nuk do të ishte e pranishme në studio. Si përfundim, Majlinda e fali Bledin dhe i dha një mundësi të fundit për t’i provuar asaj se kishte ndryshuar./revistawho.com






Tags: dua te te bej te lumturhistori
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
Nëse keni një event dhe nuk dini çfarë të vishni, hidhini një sy fotove më poshtë

Nëse keni një event dhe nuk dini çfarë të vishni, hidhini një sy fotove më poshtë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera