Pas suksesit të premierës së filmit ‘I love Tropoja’, Amarda Toska ka vendosur t’i dedikojë disa fjalë partnerit të saj, Ermal Mamaqi. Ajo ka publikuar disa foto nga data 29 janar krah të cilave ka shkruar: “Duket e paimagjinueshme, por u bë realitet. Pallati i Kongreseve në një kinema gjigande me 6 orare në ditë për 2 javë rresht për @ilovetropoja_filmi. @ermalmamaqiofficial unë e njoh mirë intuitën tënde dhe guximin për ta bërë fakt atë që ke vendosur në vizionin tënd. Është koha ta kuptojnë të gjithë. E ndoshta ka një leksion të vogël në këtë histori. Limitet janë vetëm mendimet tona. Qëndro i fokusuar në ëndrrën tënde dhe puno çdo ditë për ta arritur atë. Krenare dhe e lumtur për ty”.
Kujtojmë se Amarda ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe mbështetjen e madhe për partnerin e saj, duke theksuar gjithmonë punën e palodhshme të tij. Ajo ka publikuar gjithashtu dhe disa foto pranë Ermalit dhe Joelit duke i quajtur ata, dy djemtë e saj./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B7_M5nhperY/