Në mbrëmjen e të premtes, skuadra e “Lakers” u kthye në “Staples Center”, për të luajtur ndeshjen e parë të basketbollit, pas ndarjes nga jeta të Kobe Bryant. Para se topi të driblohej, lojtarët, miqtë, fansa e artistë e kthyen sallën në një ‘festë’ për jetën dhe karrierën e Kobe. Këtë tribut e nisi Usher, duke kënduar ‘Amazing Grace’. Ai u ndoq nga Ben Hong e më pas Boyz || Men performuan “Star-Spangled Banner”. Ndërsa pas tyre e kishte radhën basketbollisti i famshëm Lebron James, i cili i dedikoi fjalë mjaft prekëse mikit dhe mentorit të tij. Ndërsa lojtarët mbajtën numrin dhe bluzet e Kobe, për të nderuar figurën e tij. Gjatë pushimit, Charlie Puth dhe Wiz Khalifa kënduan hitin e tyre “See you again”. Kjo mbrëmje ka qenë plot me momente emocionuese, e cila i përloti të gjithë.