Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin! 09/01/2026
“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër… 09/01/2026
Dikur “mashkulli më seksi”, sot nuk njihet më: Ç’po ndodh me Bradley Cooper? 08/01/2026
“Jam gjykuar”, Zaimina Vasjari flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin! 08/01/2026
Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri! 08/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Dora jote më dukej sikur thoshte lamtumirë”, Aurela Gaçe zbulon mesazhin e fundit me Nexhmije Pagarushën

07/02/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Dora jote më dukej sikur thoshte lamtumirë”, Aurela Gaçe zbulon mesazhin e fundit me Nexhmije Pagarushën

Sot ka ndërruar jetë ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Ky lajm i hidhëroi të gjithë ndjekësit e muzikës së artistes, ndër vite, të cilët zgjodhën t’i dedikonin fjalë nga më të ndjerat. Kështu ka ndodhur dhe me postimin e fundit të këngëtares, Aurela Gaçe e cila ka kujtuar disa detaje nga telefonata e fundit me të ndjerën.





“Këto foto u bënë në Prishtinë, në shtëpinë tënde. Sa herë kisha mundësi të udhëtoja, patjetër do të vija të të vizitoja. Telefonata e fundit ishte para pak kohësh, e pyetja jote ishte: ‘Kur po vjen me më pa?’. ‘Sapo të kem mundësinë’, t’u përgjigja. Megjithëse nuk erdha dot. Ti e dije dashurinë e madhe që kisha për ty. Sa mirë që e pata mundësinë të ta tregoj këtë, sa ishe këtu, mes nesh. Pate mundësinë të marrësh dashurinë e respektin jo vetëm të brezave të rinj në skenë, por e një kombi të tërë. Lum zemra jote me sa shumë dashuri u mbush. Lum ne, që morëm nga ti. Foton e parë nuk e kisha publikuar asnjëherë, sepse nuk di pse më sillte trishtim, paçka se aty jemi të buzëqeshura. Dora jote, duke përshëndetur, me dukej sikur thoshte lamtumirë. Secili do të largohet nga kjo jetë, por lum kush mundi të japë e të marrë dashuri. E ti, na dhe kaq shumë. Faleminderit mbretëresha e muzikës sonë”, ka shkruar Gace krah fotove në postimin e fundit në ‘Instagram’.

Kujtojmë se këngët e artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha janë kënduar dhe risjellë në forma nga më të ndryshmet nga të gjithë këngëtarët e tjerë, të cilët treguan haptazi adhurimin dhe vlerësimin e tyre për gjithçka ajo solli ndër vite./revistawho.com


https://www.instagram.com/p/B8RMDeNgsZF/

Tags: artiaurela gacee madhehumbjemesazhi i funditne ziNexhmije Pagarushja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!
Breaking News

Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!

09/01/2026
“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër…
Breaking News

“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër…

09/01/2026
Dikur “mashkulli më seksi”, sot nuk njihet më: Ç’po ndodh me Bradley Cooper?
Breaking News

Dikur “mashkulli më seksi”, sot nuk njihet më: Ç’po ndodh me Bradley Cooper?

08/01/2026
“Jam gjykuar”, Zaimina Vasjari flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin!
Breaking News

“Jam gjykuar”, Zaimina Vasjari flet si rrallëherë për marrëdhënien me partnerin!

08/01/2026
Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri!
Breaking News

Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri!

08/01/2026
Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit
Breaking News

Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit

08/01/2026
Next Post
Kthim pas në kohë, Bes Kallaku kujton këtë monolog plot emocione në ‘Portokalli’

Kthim pas në kohë, Bes Kallaku kujton këtë monolog plot emocione në ‘Portokalli’








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera