Moderatorja Alketa Vejsiu shkëlqeu gjatë prezantimit krah Amadeus, në natën e tretë të Sanremos. Mirëpo një deklaratë e saj nuk është pritur mirë nga ish-missi i Shqipërisë dhe prezantuesja e sportit, Hygerta Sako. Para prezantuesit Amadeus dhe gjithë publikut italian, Alketa u shpreh: ”Jam e lumtur që pas 50 viteve festivalin e RTSH-së e drejtoi një femër dhe ajo jam unë.”
Mirëpo Hygerta me anë të një Instastory iu kthye Alketës duke ironizuar deklaratën e saj. “Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar festivalin e RTSH-së, po unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot katër herë”.
Nuk dihet nëse Alketa do të ketë një kundërpërgjigje, ndaj kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.