Muajin e ardhshëm grupi ‘West Side Fmily’ dhe të gjithë miqtë e Dr. Florit kanë vendosur të sjellin një koncert në kujtim të gjithë punës artistike që ai solli ndër vite. Të afërmit e tij janë shprehur mjaft të emocionuar lidhur me këtë moment, ndërsa nuk ka munguar mbështetja e gjithë artistëve të tjerë.
Edhe Turjan Hysko ka zgjedhur të shprehë në rrjetet sociale gjithë emocionet që mbart nga ky moment dhe vlerësimin e madh për Dr. Florin.
“Kam hipur shumë herë në skenë, por jam bindur që kurrë nuk kam për të patur më shumë emocion sesa kësaj here. Për të janë thënë të gjitha edhe pse ai do bezdisej po t’i lexonte apo dëgjonte. Ai ishte unik për arsyen e thjeshtë që shpirti dhe zëri i tij shkriheshin me muzikën që krijonte. Në datën 5 mars, çdokush që pëlqen muzikën e mirë duhet të jetë në Pallatin e Kongreseve për t’i treguar edhe njëherë Dr. Florit që e duam akoma shumë edhe që mungon, mungon akoma më shumë çdo ditë”, ka shkruar Hysko krah postimit të tij të fundit në ‘Instagram’.
Me siguri grupi ‘West Side Family’, por dhe gjithë artistët e tjerë pjesëmarrës do të sjellin mjaft emocione në datën 5 mars, atëherë kur të gjithë do të mund të kujtojnë gjithë veprat artistike që Dr. Flori la pas për të jetuar shumë gjatë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B8UQ5wopV8U/