Përveç ditëlindjes së saj, bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi feston sot edhe 3 vjetorin e martesës së saj. Ka qenë vetë ish-Missi shqiptar i cili e ka kujtuar këtë moment me anë të një postimi në ‘Instagram’.
“Gëzuar 3-vjetorin e martesës zemër”, ka shkruar Abazi krah fotos ku shfaqet duke shkëmbyer puthje me Tolgahan Sayisman ditën kur kurorëzuan dashurinë në martesë.
Komentet e ndjekësve për këtë moment special nuk kanë munguar, njëjtë si urimet për ditëlindjen e saj. Kujtojmë se tashmë Almeda dhe Tolgahan janë prindër të një djali të vogël, të quajtur Efehan./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B8gMs0vlCOc/