Me anë të një postimi në ‘Instagram’, regjisorja e njohur, Vera Grabocka ka shprehur hapur se sa e lumtur ndihet për suksesin e moderatores Alketa Vejsiu, yllin e të cilës e pa të shndriste që kur ishte vetëm 16-vjeç.
“20 vjet bashkë @alketavejsiu Jam e lumtur se ylli që pashë tek ty ditën e parë, kur ishe vetëm 16-vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm 16-vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe. Është talenti dhe vullneti yt unik që ke arritur në këtë majë. Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pafund”, ka shkruar Vera krah fotos ku shfaqet me Vejsiun në nisjen e sezonit të ri të programit për fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’.
Kujtojmë se rrugëtimi i dyshes në televizion do të vazhdojë për çdo të hënë radhazi, ku pjesë e programit do të jenë personazhe të njohur nga ‘showbiz-i’ të cilët do të vihen përballë pyetjeve të fëmijëve./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B8rl_koghbI/