Këngëtarja me famë botërore Adele prej kohësh i ka munguar tregut muzikor.
Këngëtarja e hiteve “Hello”, “Someone like you” etj, i ka gati projektet e reja dhe pritet të kthehet më fuqishëm se kurrë.
Ka qenë vetë Adele, ajo e cila e ka zbuluar se kur do të lancojë albumin e ri.
Në dasmën e mikeshës së saj ajo mbajti një fjalim dhe tha: “Prisni albumin tim në shtator”. Këtë vit Adele ka ardhur me ndryshime të mëdha, pasi ka pësuar transformim dhe në pamje.
Si çdo projekt tjetër dhe ky padyshim që do jetë një sukses më shumë për të. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim muajin shtator dhe të shijojmë muzikën e saj.