“Dashuri e ndaluar” ka qenë një nga telenovelat turke më të ndjekura në Turqi e në të gjithë vendet ku është transmetuar, një ndër to edhe Shqipëria. Në Turqi kjo telenovelë u transmetua 10 vite më parë. Ndërsa në Shqipëri nisi në vitin 2013. Aktualisht TV Klan po e ritransmeton këtë telenovelë. Duke qenë se kanë kaluar 10 vite që nga transmetimi i saj në Turqi, jeni kuriozë të dini çfarë bëjnë sot aktorët? Jua tregojmë në vazhdim.
Bihter (Beren Saat) është e martuar me këngëtarin Kenan Dogulu. Ajo vazhdon profesionin e saj, aktrimin dhe është shfaqur sërish në ekranin shqiptar me telenovelën “Kosem”.
Behlul (Kivanç Tatlitug) është i martuar me stilisten Basak Dizer. Gjithashtu edhe ai vazhdon aktrimin dhe ka luajtur në disa seriale që janë transmetuar në TV Klan.
Nihal (Hazal Kaya) është martuar me producentin Ali Atay dhe është bërë nënë e një djali me emrin Fikret. Aktorja aktualisht po i përkushtohet familjes dhe nuk dihet kur do të rikthehet në ekran.
Adnan (Selçuk Yontem) sot është 66 vjeç. Ai prej vitesh është i martuar dhe ka një vajzë. Aktori vazhdon të luajë në teatër. Ai sot e kësaj dite mban shoqëri me Zonjushën.
Firdevs (Nebahat Çehre) është 75 vjeç. Ajo ka bërë një pauzë nga aktrimi dhe po shijon jetën e saj. Aktorja nuk është martuar më që pas ndarjes nga bashkëshorti.
Zonjusha (Zerrin Tekindor) sot është 55 vjeç dhe vazhdon aktrimin në seriale. Ajo është e martuar me aktorin e madh Çetin Tekindor i cili ka luajtur në serialin “Karadai”. Çifti kanë një djalë.
Bylent (Batuhan Karacakaya) sot është 23 vjeç. Ai merret me sport por vazhdon edhe aktrimin. Bylent ka ndryshuar shumë në pamje siç e shihni.
Pejker (Nur Fettahoglu) vazhdon të luajë në seriale. Aktorja është ndarë nga bashkëshorti dhe po e rrit e vetme vajzën e saj Elisa.
Nihat (Ilker Kizmaz) është i martuar dhe ka një vajzë të vogël me emrin Naz. Ai vazhdon aktrimin duke luajtur në seriale, sipas revistawho.com
Hilmi (Recep Aktug) u nda nga jeta në janar të këtij viti në moshën 65-vjeçare. Aktori vuante nga një sëmundje në mushkëri. Ai la pas bashkëshorten dhe një vajzë.
Ajnur (Zerrin Nisanci ) sot është 60 vjeç dhe vazhdon të luajë në seriale. Ajo është nënë e një vajze.
Elif (Eda Ozerkan) sot është e martuar dhe nënë e një vajze me emrin Eliz. Ajo nuk e vazhdon më aktrimin pasi është përkushtuar tek familja.
Sulejman (Rana Cabbar) sot është 75 vjeç dhe së fundmi është bërë pjesë e serialit “Hercai”.
Shajeste (Fatma Karanfil) është 68 vjeç dhe gjithashtu e vazhdon aktrimin. Aktorja në jetën reale është e martuar.
Xhemile (Pelin Ermis) sot është 37 vjeç. Ajo vazhdon aktrimin dhe luan në teatër.
Beshir (Baran Akbulut) mori shumë famë nga seriali “Dashuri e ndaluar” dhe tani luan rolin e Jusufit në “Kuzgun”. Jetën private ai e ruan larg syrit të publikut. Së fundmi aktori ishte i ftuar në dasmën e koleges Hazal Kaya (Nihal)./revistawho.com