Fundjava i takon familjes dhe këtë e ka treguar dhe moderatorja, Bora Zemani në postimin e fundit në rrjetet sociale.
Ajo ka treguar se paraditja e sotme e ka gjetur pranë djalit, Arbor, me të cilin ka nisur muhabetet.
“Fjalët më të bukura në botë i dëgjoj vetëm nga Arbor dashuria. Vdes për këto “muhabetet” tona”, ka shkruar Zemani krah postimit më të fundit në rrjetet sociale. Moderatorja ka treguar se gëzon një raport shumë të ngushtë me të voglin e saj, për të cilin tregon kujdesin maksimal.
Kujtojmë se prej kohësh Bora është e angazhuar në televizion me emisionin ‘Treshat’, ndërsa kohën e lirë e kalon gjithmonë pranë Arborit./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B83X8l6DMrB/?igshid=1q51h4cfcyxqe