“Sot 9 e pastaj dhe 100 te tjera Drin! Shokë të ngushtë përgjithmonë”, ky është urimi special që ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka dedikuar djalit të tij në ditën e tij të lindjes.
Këtë urim Tahiri e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, ku bashkë me fjalët e ngrohta ish-ministri ka publikuar një foto me dy djemtëe e tij mbi supe, të cilët të buzëqeshur festojnë ditëlindjen e Drinit.
Ashtu si të gjithë e dimë kjo nuk ka qenë një periudhë e lehtë për Saimir Tahirin, por qetësia dhe dashuria që i nevojitet, e gjen afër familjes së tij.