Fundjava e ka gjetur moderatoren e njohur, Luana Vjollca në Prishtinë, aty ku janë duke u zhvilluar audicionet e radhës së ‘Take Me Out Albania’. Gjatë këtyre momenteve, Vjollca është surprizuar nga fansat e saj, të cilët kanë qenë prezentë gjatë audicioneve për ta takuar nga afër.
Me anë të një videoje në llogarinë e saj në ‘Instagram’, ajo ka zbuluar disa nga momentet e ëmbla teksa i përqafon të gjithë. “Audicionet në Prishtinë sot nisën plot dashuri. E Bekuar”, ka shkruar Luana krah videos së fundit në ‘Instagram’.
Fansat kanë lënë një sërë komentesh duke i shfaqur moderatores shumë dashuri dhe duke shtuar se mezi e kanë pritur këtë moment për ta takuar nga afër./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B86EAHOhwcv/