Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha, Rezarta Shkurta i dedikon fjalët më të ndjera: Njoha një zonjë ‘Histori’

26/02/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha, Rezarta Shkurta i dedikon fjalët më të ndjera: Njoha një zonjë ‘Histori’

Ditën e sotme u nda nga jeta Nexhmije Hoxha, e veja e ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha në moshën 99-vjeçare. Në një moment delikat si ky, këngëtarja Rezarta Shkurta zgjodhi t’i dedikojë fjalët më të ndjera, duke treguar dhe vlerësimin e saj për të.





“Pata fatin të njoh një zonjë ‘Histori’. Një gjyshe e stërgjyshe të dashur. Një grua shekullore për nga mosha, fuqia dhe dija e saj. Një grua luftarake deri në fund. Kujtimet dhe përshtypjet e para që kam për Nexhmije Hoxhën ishte përpikmëria. Oraret e sakta pa lëvizur sekondi, në zgjimin, vaktet, takimet apo kur ulej të shkruante kujtimet e saj. Për mua asokohe, por edhe sot ishte dhe është e pabesueshme se si një njeri për aq vite me aq përpikmëri të organizonte jetën e saj. Më pas pata fatin të isha fotografja personale. Ndërkohë që e fotografoja këtë zonjë 99-vjeçare, pasi më kish cituar me përpikmëri se si e dëshironte foton, apo korrigjonte në mënyrë më të detajuar këndet fotografike, kuptoja se jo rastësisht kjo zonjë kish bërë histori. Një nga planet e saj ishte të realizonte librin e saj të fundit ‘Përjetime dhe meditime në jetën politike’, e më pas e qeshur thoshte mund të iki nga kjo botë. Dhe ashtu bëri kjo zonjë e mahnitshme, e zbatoi planin siç kish bërë gjithë jetën e saj. E fortë, e kthjellët, me një memorie të jashtëzakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurinë dhe një trashëgimi historike. Të prehesh në paqe nëna Mija”, ka shkruar Shkurta në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, ku ka përmbledhur momentet më të ëmbla të vajzës së saj, Hera me gjyshen Nexhmije./revistawho.com

https://www.instagram.com/p/B9CUa8oJXWL/?utm_source=ig_embed


Tags: dedikimfjaletherame te ndjeraNexhmije Hoxharezarta shkurtavajzavideo
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Next Post
Çfarë e dallon qendrën ‘Youth Act’ nga të gjitha të tjerat?

Çfarë e dallon qendrën ‘Youth Act’ nga të gjitha të tjerat?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera