Mbrëmjen e sotme pritet të nisë sezoni i ri i programit të humorit ‘Portokalli’, pas një pushimi prej dy muajsh. Ashtu siç kanë treguar vetë aktorët, ky rifillim do të ketë prurje dhe risi me personazhe karizmatikë.
Mbrëmjen e sotme duket se nuk do të mungojnë dhe të ftuarit specialë. Moderatorja e ‘Ftesë në 5’, Bieta Sulo ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, se sot studio e programit të saj do të zhvendoset në ‘Portokalli’.
“Sonte në ‘Portokalli’ në orën 21:00. ‘Ftesë në 5’ me një të ftuar speciale, që ka marrë një detyrë të re, me Luzen”, ka shkruar Sulo krah postimit ku ka zbuluar pak nga ky moment.
Me siguri ky skeç do të shkaktojë shumë të qeshura tek publiku i cili e ka pritur rikthimin e programit në ekran me shumë kërshëri. Kujtojmë se në ‘Portokalli’ janë ftuar herë pas here personazhe të njohur si Arjan Çani, Eni Koçi e shumë të tjerë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B9M0NDznHr0/?igshid=c50d7zomuo8k