Pak javë më parë me anë të disa postimeve në ‘Instastory’, modelja e njohur shqiptare, Angela Martini zbuloi se ndodhej pranë bashkëshortit të saj, duke shtuar se e drejta fiton gjithmonë.
Pas këtij momenti duket se Angela po jeton periudhën më të bukur me partnerin e saj, i cili nuk heziton ta surprizojë.
Martini ka ndarë në llogarinë e saj një video, në të cilën ka treguar se bashkëshorti i ka dhuruar një buqetë të madhe të mbushur me trëndafila rozë dhe të kuq.
“Nga burri im”, ka shkruar Angela krah këtij postimi. Kujtojmë se modelja nuk ka hezituar asnjëherë të shprehë edhe publikisht dashurinë e madhe që jeton çdo ditë me më të dashurin e saj./revistawho.com