Çdo vit bëhet e ditur për publikun se cili artist apo artiste ka arritur suksesin më të madh në shitjen e albumeve. Sipas IFPI e cila është organizata që përfaqëson industrinë diskografike në botë, Taylor Swift është këngëtarja që ka shitur më shumë albume në vitin 2019. Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për këngëtaren e cila me albumin e saj të shtatë “Lover” kryesoi listat e klasifikimit në 10 vend dhe vetëm javën e parë të daljes në treg arriti tre milionë kopje të shitura në mbarë botën. Çmimi “Global Recording Artist of the Year” është i shtati për Taylor Swift.