Rita Ora përveç zërit dhe mënyrës së saj unike në të kënduar njihet dhe për stilin e saj të veçantë në të veshur. Këtë gjë mund ta dallojmë qartësisht nëse i hedhim një sy fotove të fundit në llogarinë e saj në Instagram. Direkt nga Parisi, Rita shfaqet me një veshje aspak të panjohur për ne dhe për Vesa Lumën. Kjo e fundit ka bërë pikërisht këtë koment, duke na sjellë në vëmendje se Aurela Gaçe ka qenë ajo e para që është veshur me një stil të tillë, me dy gjysma ngjyrash, shumë vite më parë.
Në vitin 2001, në Festivalin e RTSH-së, Aurela këndonte “Jetoj”, ku u prezantua me një krijim të Rezarta Skifterit, stiluar enkas për t’iu përshtatur këngës. Siç thotë vetë këngëtarja, atëherë ishte sajuar që të dilte me këtë veshje, ndërkohë që sot është kthyer në modë.
Epo tashmë të gjithë e dimë se Aurela në paraqitjet e saj skenike përgjatë viteve ka eksperimentuar me trendet që tani janë të modës.