Ish-ylli i futbollit botëror Ronaldinho ditën e djeshme është arrestuar së bashku me vëllain e tij në Paraguai pasi kishin hyrë në këtë shtet me pasaporta të falsifikuara.
Sipas medieve lokale, autoritetet kanë qenë të vetëdijshme për pashaportat e falsifikuara që kur Ronaldinho ka zbarkuar në Paraguai, por arrestimi nuk u bë në aeroport, për të shmangur një spektakël para mediave prandaj u shoqërua nga policia drejt hotelit ku do të qëndronte, aty ku më pas u bë dhe arrestimi pasi gjatë bastisjes policia gjeti pashaportat e falsifikuara. Ai kishte manipuluar kombësinë në pasaportë duke u identifikuar si paraguajan.
Ronaldinho aktualisht është pa pasaportë braziliane për shkak të një gjobe mjedisore që mori në 2018-n.