Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë! 10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha! 10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Pini shumë kafe? Ja arsyet pse duhet të hiqni dorë

08/03/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Pini shumë kafe? Ja arsyet pse duhet të hiqni dorë

Kafeja është një burim energjie për shumë njerëz në botë.





Ka njerëz që nuk e imagjinojnë ditën pa një kafe e ka të tjerë që mund të pijnë mbi 4 filxhanë në ditë.

Konsumi i kafesë në Shqipëri përllogaritet në 2.5 kg për frymë në vit.


Kjo do të thotë se konsumi mesatar për një shqiptar është 300 deri në 375 filxhanë kafe në vit.

Këto shifra besohet të jenë më të larta nëse merret në konsideratë fakti se fëmijët nuk pinë kafe.

Kafeja ka të mira por edhe të këqija për organizmin.

Duke lexuar më tej në AgroWeb.org do të mësoni arsyet përse duhet të hiqni dorë nga kjo pije.

Kafeina Rrit Nivelet e  Hormonit të Stresit

Ekspertët thonë se kafeina rrit nivelet e hormonit të stresit, siç është kortizoli. Ky reagim rrit edhe nivelet e insulinës. Kjo e fundit rrit inflamacionin gjë që ju bën të ndiheni keq.

Për më tepër, kafeina ul ndjeshmërinë ndaj insulinës gjë që vështirëson reagimin qelizor ndaj sheqerit në gjak.

Nivelet e larta të sheqerit në gjak ndikojnë tek enët e gjakut dhe rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kafeina dhe Kolesteroli

Ndonëse kafeja përmban sasi të lartë antioksidantësh, ajo çliron në sistem disa substanca që kanë lidhje me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq.

Për më tepër, acidet tek kafeina vonojnë përthithjen e glukozës në zorrë e cila rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe mbipeshës.

Urthi 

Kafeina ka aciditet të lartë dhe shkakton parehati në stomak, probleme me tretjen, urth dhe prishje të ekuilibrave të florës bakteriale.

Përveç urthit, kafeina krijon varësi dhe e bën të pamundur shfrytëzimin e energjisë natyrale të trupit.

Kafeina Dhe Truri 

Kafeina ndikon në sentitizimin e serotoninës, që është edhe hormoni i lumturisë.

Njerëzit që pinë shumë kafe janë më të rrezikuar nga nivelet e ulëta të serotoninës.

Ky hormon është i rëndësishëm për gjumin, tretjen, humorin dhe nivelet e energjisë.

Pra, kemi të bëjmë me një rreth vicioz , duke qenë se kafeina prish gjumin dhe nxit ankthin dhe depresionin.

Kafeina Dhe Mineralet 

Kafeina nxit nxjerrjen nga trupi të shumë mineraleve të rëndësishme nëpërmjet urinës.

Bëhet fjalë për kalciumin, magnezin dhe kaliumin.

Prishja e ekuilibrave të elektroliteve mund të shkaktojë komplikacione serioze.

Kafeina Dhe Mëlçia. 

Kafeina pengon procesin e detoksifikimit të mëlçisë.

Kjo do të thotë se për shkak të kafeinës, ky organ e ka të vështirë të pastrohet nga toksinat duke shkaktuar akumulim të dëmshëm të tyre.

Kafeina pengon edhe përthithjen e ilaçeve kundër depresionit duke përkeqësuar simptomat. /AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Si rrallëherë, Ermal Mamaqi ndan këtë foto të mamasë së tij

Si rrallëherë, Ermal Mamaqi ndan këtë foto të mamasë së tij








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera