Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së tyre sentimentale. Rudina ka treguar se ndihet shumë e lumtur dhe e dashuruar me partnerin e saj. Kështu ka bërë edhe ditën e sotme, teksa Marku e ka surprizuar me një tufë me lule. Rudina ka publikuar një video ku Marku i afrohet dhe i dhuron një buqetë me lule, duke i uruar 8 Marsin. “Faleminderit o jeta ime”, dëgjohet t’i thotë Rudina. Ajo ka ndarë edhe një foto ku shfaqet e mbështetur pranë Markut. “Ti më bën të ndihem si një zonjë e vërtetë”, shkruan moderatorja. Me sa duket kjo festë e ka gjetur mjaft të plotësuar dhe të lumtur Rudinën.